E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nëse mund ta zgjidhni këtë problem matematikor, inteligjenca juaj është në një nivel të lakmueshëm

- Advertisement1-

Kjo enigmë është pak më e vështirë. Nuk është çështje gjetja e disa detajeve të fshehura, por duhet të testoni mendjen tuaj.

A keni vullnet për t’u marrë me matematikë? Atëherë ne kemi detyrën e duhur për ju!

- Advertisement -

Por ne gjithashtu kemi një këshillë të vogël: Zgjidhja më e dukshme është e gabuar!

Ne vërtet jemi të interesuar se sa kohë ju duhet për ta zgjidhur saktësisht detyrën

Detyra:

Një limon dhe një ananas së bashku kushtojnë 1.60 euro. Ananasi kushton 1 euro më shumë se limoni. Sa kushton një limon?

Zgjidhja:

Shumica fillojnë të zgjidhin intuitivisht dhe sa hap e mbyll sytë del se një limon kushton 60 centë. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë.

- Advertisement -rrrrrrr

Ju kujtojmë: Ananasi dhe limoni së bashku kushtojnë 1.60 euro. Nëse një limon kushton 60 centë, dhe një ananas është një euro më i shtrenjtë (pra kushton 1.60 euro), atëherë shuma totale për ananasin dhe limonin do të ishte 2.20 euro.

Kujdes: Nëse ju duhet pak më shumë kohë për të menduar, atëherë ndaloni së lexuari këtu dhe mendoni pak më shumë, sepse zgjidhja është pak më poshtë…

Kështu llogaritet:

Një limon ka shumën e X, dhe një ananas kushton një euro më shumë.

Kështu që limoni kushton X + 1.

Kur shtohet së bashku, limoni dhe ananasi kushtojnë së bashku 1,60; prandaj X + (X+1) = 1,6

2X + 1 = 1,6
2X = 0,6
X = 0,3

Pra, përgjigjja e vërtetë është 30 centë! Sa kohë ju është nevojitur?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...