Mediat kanë publikuar draft ligjin i cili po diskutohet aktualisht në Qeverinë e Kosovës dhe ministritë e linjës ka arritur të siguroj dokumentin në të cilin përshkruhen saktësisht koeficientet për mësimdhënësit, por që ky draft ligj ende nuk ka marrë bekimin e Kuvendi të Kosovës e që deri në fund të marsit koeficientet potencialisht mund të ndryshojnë.
Bazuar në këtë dokument një drejtor i shkollës së mesme të ulët do të ketë koeficientin 5.3 dhe nëse Qeveria ka llogaritur se një koeficient mund të jetë 120 euro atëherë del se drejtori mund të ketë një pagë prej 636 euro mujore me ligjin e ri.Të njëjtën pagë ose koeficiente do ta ketë edhe një drejtor i shkollës speciale 5.3 ose 636 euro në muaj.
Drejtori i shkollës së mesme të Ulët 5.3
Drejtori i shkollës speciale 5.3E me koeficient më të ulët janë vlerësuar një drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët, zëvendës drejtori dhe ai i shkollës speciale.
Koeficienti për ta është 5.1 ose llogaritur në para i bie 612 euro paga mujore.
Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të Ulët 5.1
Zv/drejtori i shkollës së mesme të Ulët 5.1
Zv/ drejtori i shkollës speciale 5.1
Me koeficiente 4.9 apo 588 euro janë vendosur pesë kategori që punojnë në arsim.Drejtori i institucionit parashkollor 4.9
Zv drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët 4.9
Mësimdhënës në shkollë të mesme të ulët 4.9
Mësimdhënës në shkollë speciale 4.9
Instruktor në qendrat e kompetencës dhe shkolla profesionale 4.9Një pedagog/psikolog në draft ligj është llogaritur me koeficiente 4.8 ose 576 euro.Mësimdhënës në shkollë fillore dhe të mesme të ulët dhe sekretar i shkollës do të kenë, nëse ligji miratohet koeficiente 4.6 ose 552 euro.Mësimdhënës në institucione parashkollore 4.5 ose 540 euro përderisa një edukator do të ketë pagën 528 euro.