“Nëse mbyllen shkollat, duhet të mbyllen të gjitha aktivitetet tjera”

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se është e rëndësishme ruajtja e shëndetit mendor të fëmijëve, duke shtuar se nëse mbyllen shkollat duhet të mbyllen të gjitha aktivitet e tjera.

- paragrafi 1 -

“Fokusi i ministrisë është se me të gjitha dikasteret e Qeverisë edhe ministritë t’i planifikojmë dhe të marrim masat e përbashkëta. Kujdesi ndaj fëmijëve është ndër më të rëndësishmit që ne mund të bëjmë ne vendin tonë”.

- Advertisement -

“Veçmas duhet ta ruajmë aftësinë që fëmijët të shkollohen, por edhe shëndetin mendor të tyre. Secila shkollë e komunë do të bisedojnë për masat që duhet marrë. Tash për tash do ta koordinojmë me Ministrinë e Arsimit”.“Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt të vaksinuar”, tha Latifi për EO.