Nëse ligji i ri i hyn në fuqi nga marsi – drejtorëve do t’iu rritet paga për 83 euro, dhe mësuesve për 78 euro

- Advertisement -

Në rast se Ligji i ri i Pagave do të jetësohet me 1 mars të vitit 2022, atëherë do të ketë ngritje pagash për arsimtarët dhe kategoritë tjera.

- paragrafi 1 -

Edhe në sektorin e arsimit do të ketë rritje pagash në rast se ligji i ri i pagave merr amin nga Kuvendi dhe Qeveria për implementim.

- Advertisement -

Një drejtor i shkollës së mesme nga paga sa merr aktualisht 609 euro do të marr me ngritje 693 apo shtesa që do të jetë me ligjin e ri është 83 euro.

Nga 547 euro në 693 do të jetë paga për një drejtor të shkollës speciale me ligjin e ri e që nënkupton se do të ketë një pagë me rritje prej 145 eurove.

Një drejtor i institicioneve parashkollore do të ketë pagë 597 euro me ligjin e ri e që momentalisht paga është 534 euro, rritje do të ketë për 73 euro.

- Advertisement -

Nga ligji i ri i pagave do të përfitojnë edhe mësimëdhënësit. Një i tillë në shkollën e mesme do të marr pagë 621 euro e që tash për tash paguhet 525 euro. Rritje do të ketë për 95 euro më shumë.

Një mësimëdhënëse në shkollen fillore ( kalsët 6-9) me ligji ne ri do të marr pagë mujore në 585 euro apo për 114 euro më shumë.

E një mësimëdhënës në klasat nga 1 deri në 5 do të përfitojnë 78 euro më shumë . Paga e tyre është 471 euro por me ligji ne ri do t`i bëhet 549 euro.