E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nëse i thoni këto fraza fëmijës tuaj, po e bullizoni

- Advertisement1-

Bullizmi i fëmijëve mbetet i përhapur në shkolla dhe në internet, ku ata mund të marrin mesazhe agresive, përjashtuese dhe kërcënuese.


Gjëja e fundit që fëmijët kanë nevojë është që ato mesazhe të vijnë edhe nga prindërit e tyre. Fatkeqësisht, ka disa fraza që përdorin të rriturit që mund t’i bëjnë ata të duken si bullues me të cilët përballen fëmijët gjatë gjithë ditës.

- Advertisement -

Prindërit mund të mendojnë se po bëjnë shaka me fëmijën e tyre, por qëllimi nuk lidhet gjithmonë me ndikimin, shpjegon psikologia e fëmijëve dhe adoleshentëve Dr. Sophie Pierce. Dhe këto katër shprehje specifike mund t’i bëjnë prindërit të duken si bullues, edhe pse ata nuk kanë këtë qëllim.

“Pa të ofenduar, por…”

Ajo që prindrit zakonisht nënkuptojnë kur përdorin këtë frazë është se ajo ka të ngjarë të ofendojë fëmijën, por ata do ta thonë gjithsesi. “Kur e përdorni këtë frazë me fëmijët, ju me vetëdije tregoni se po bëni komente ofenduese”, thotë Pierce. Shprehia e fytyrës tregon mohim, por në fakt pranon se është e paramenduar. Bulluesit përpiqen të shmangin përgjegjësinë, pavarësisht sesa ‘të rënda’ janë fjalët që thonë.

Ndershmëria brutale zakonisht nuk është ndershmëri që ndihmon. Dhe qëllimi për të lënduar me vetëdije një person tjetër është një cilësi që shumica e prindërve nuk do të donin që fëmijët e tyre ta merrnin prej tyre. Heqja e frazës “pa ofendim” nga fjalori i prindërve ndoshta do të ‘zbusë’ mënyrën se si ata kritikojnë fëmijët e tyre.

“Je i bezdisshëm” ose “je i çuditshëm”

Të jesh një fëmijë ‘cool’, është një aspiratë e zakonshme, por shumë fëmijë do të preferonin të ishin në një nivel normal, që i mban ata larg ‘shënjestrës’ së një bulluesi. Pranimi i fëmijëve ashtu siç janë nxit besimin, pavarësinë dhe guximin për të provuar gjëra të reja ose të vështira pa frikën e refuzimit. Por t’i thuash një fëmije se ata janë të bezdisshëm ose të çuditshëm mund t’i bëjë ata të mendojnë dy herë për të qenë vetvetja.

- Advertisement -rrrrrrr

“Fraza si këto janë shumë definitive, përcaktuese dhe nënkuptojnë një gjendje të përhershme, duke mos lënë hapësirë ​​për përmirësim apo ndryshim,” thotë Pierce. “Fëmijët mund t’i dëgjojnë këto fraza dhe të besojnë se këto fjalë përcaktojnë karakterin e tyre. Për më tepër, ato nënkuptojnë mospëlqim ndaj një fëmije. Kjo mund të jetë veçanërisht e dëmshme pasi fëmijët shikojnë nga të rriturit, për të kuptuar se kush janë dhe si i sheh bota.”

T’i thërrasësh me pseudonime

“Kjo është e dëmshme për shumë arsye,” shpjegon Pierce. “Prindërit mund t’i përdorin më shaka, por fëmijët mund të mos kenë zhvillimin e duhur për të bërë dallimin midis shakave dhe kritikave. Fëmijët mund t’i marrin këto pseudonime shumë personale dhe të përvetësojnë mesazhet e tyre.”

Efektet negative të vendosjes së një pseudonimi nuk duhet të nënvlerësohen. Sa më shumë të përsëritet një pseudonim, aq më shumë një fëmijë mund ta shohë atë si përshkrim të një veçorie të vetën. Pra, një adoleshent nuk ka gjasa ta shohë fjalën “qelbësirë” si shumë të këndshme.

T’i tallësh për pamjen

Fëmijët janë ‘të pamëshirshëm’ kur vjen puna për të ngacmuar njëri-tjetrin në lidhje me pamjen. Meqenëse tiparet fizike janë në qendër të vëmendjes, ato janë një nga gjërat më të lehta për tu dalluar nga një bullues.

“Me mediat sociale dhe bullizmin që ndikojnë shumë në jetën e një fëmije, ata janë shumë të vetëdijshëm për të metat e tyre të perceptuara. Prandaj, gjëja e fundit që i duhet një fëmije është më shumë ‘presion’ se si “duhet” të duken në shtëpi”, thotë Pierce. “Fëmijët nuk janë gjithmonë në gjendje të bëjnë dallimin midis shakave dhe kritikave, kështu që prindërit duhet të jenë të kujdesshëm.”

Një aftësi që fëmijët e zhvillojnë shpejt është aftësia për të fshehur ankthin dhe pasiguritë që shkakton bullizmi. Prindërit duhet të kuptojnë se përdorimi i këtyre frazave i lëndon fëmijët e tyre më shumë sesa duket, kështu që mos e merrni të mirëqenë se fëmija nuk shqetësohet vetëm sepse nuk e thotë me zë të lartë.

Dhe t’i kushtosh vëmendje sesa shpesh përdoren frazat që mund të interpretohen si bullizëm në bisedë mund t’i ndihmojë prindërit të bëhen më të kujdesshëm edhe në bashkëbisedimin me të rriturit e tjerë, gjë që është një përfitim shtesë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...