E diel, 19 Janar, 2025

Nëse fëmijët tuaj po bëjnë sjellje jo të zakonshme, ja çfarë po ndodh me ta

- Advertisement1-

Pandemia solli një përmbysje të madhe në jetën e Amber Sparks dhe vajzës së saj 5-vjeçare.

Sparks, një shkrimtare me bazë në Uashington, kohët e fundit ishte dëshmitare e vajzës së saj, për të cilën tregon se filloi të shfaqte sjellje jo të zakonshme.

“Ajo filloi të bërtiste dhe të hidhte gjëra përreth dhe kjo zgjati për gjysmë ore, mendoj. Ajo kurrë nuk ka pasur zemërime të tilla deri më tani,” tha Sparks.

- Advertisement -

“Ajo ishte veshur vetë dhe në fund po qante në heshtje në shtratin e saj dhe unë po e përqafoja dhe ajo tha shumë qetësisht: Më mungon shkolla dhe më mungojnë miqtë e mi “, kjo ishte e trishtueshme tregon Sparks.

Sparks dhe vajza e saj jetojnë në një apartament të vogël në qytet, ku shëtisnin në parqe, muze, restorante, biblioteka dhe librari. Tani ata kryesisht qëndrojnë në shtëpi. Dhe vajza e saj kurrë nuk e goditi nënën e saj ose dikë tjetër deri në këtë krizë.

“Fëmijët janë të trishtuar sepse u mungojnë miqtë, rutinat, struktura dhe parashikueshmëria e tyre”, tha Christopher Willard, një pedagog i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

“Ata po ndiejnë të njëjtat emocione që të rriturit kanë të bëjnë me pandeminë, por duke i shprehur ato në mënyra të ndryshme: Ata qajnë, presin flokët, bërtasin, debatojnë dhe luftojnë me vëllezërit e motrat e tyre”, shton Willard.

Me këshillën e një psikiatri dhe një psikologu të specializuar në punën me fëmijë, prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre gjatë momenteve të vështira dhe të parandalojnë shtrirjen në të ardhmen duke mbështetur stabilitetin e tyre emocional dhe duke u dhënë atyre mjetet për të shprehur ndjenjat e tyre.

Sipas studiuesve prindërit fillimisht duhet të njohin e gjenezës së sjelljes së keqe dhe më pas të ndihmojnë fëmijët të përballen me këtë sjellje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...