E martë, 26 Nëntor, 2024

Nëse fëmija juaj ka këto simptoma, kërkoni ndihmë menjëherë te mjeku

- Advertisement1-

Mjekët këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë asnjë simptomë te të vegjlit për të evituar në këtë mënyrë komplikacionet.

As fëmijët nuk janë imun ndaj “Omicron”.

- Advertisement -

Mjekët thonë se te ata, varianti i ri i Covid-19 shkakton kryesisht dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë që në kushte shtëpie është e pamenaxhueshme.

“Sars-Cov-2 me variantin e fundit Omicron fillon me një infeksion të grykëve, me dhimbje të forta dhe me një temperaturë që nuk i përgjigjet antibiotikëve,” thotë mjeku.

Pediatri shqiptar, Bektash Mandri këshillon prindërit që të mos neglizhojnë asnjë simptomë te fëmijët pasi mjekimi i nisur në kohë shmang format e rënda të infeksionit.

“Në ftohjet e zakonshme i duhet referuar ecurisë së tyre ose infeksionit baketarial që kanë dhe japim antibiotikë, ndërsa në infeksionet virale vetëm pas analizave mund të japim një antibiotik,” shtoi mjeku.

Përveç Covid-19 në qarkullim janë edhe virozat stinore që kanë sjellë fluks në spitale. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes me higjienën dhe të shmangen mjediset e mbipopulluara, raporton oranews.

“Elementi bazë për mbrojtjen nga viroza është higjiena, larja e duarve, mos frekuentimi i ambienteve publike sidomos qendrave tregtare,” tha mjeku.

- Advertisement -rrrrrrr

Mjekët po ashtu këshillojnë prindërit që të ajrosin shpesh ambientet ku mbajnë fëmijët si dhe t`i ushqejnë ata shëndetshëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...