E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nesa Krasniqi, kosovarja nga Drenasi e publikon librin e parë në gjuhën gjermane

- Advertisement1-

Nesa Krasniqi e lindur në Bitigheim-Bissingen të Gjermanisë, me prejardhje nga Negroci, komuna e Drenasit, fillet e para në fushën e Kulturës dhe Arteve i filloj në moshën nëntëvjeçare duke ndjekur shkollën e vallëzimit. Sot, ajo është trajnere e vallëzimit për vajzat e grupmoshës 14-16 vjeç.


Aktualisht është studente në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Shtuttgartit, në drejtimin për aktrim.

- Advertisement -

Së fundmi, Nesa ka botuar librin e parë të saj në gjuhën gjermane me titull: DEPP, HUMOR, NEUTRAL & FANTAZI (Seriozitet, Humor, Neutral dhe Fantazi), ku me an të këtij libri autorja i ofroj lexuesve një laramani zhanresh artistike. Me të arriturat e saj, autorja bëri të ndihen krenarë jo vetëm prindërit e saj, por edhe familjarët e gjerë.

Prindërit e Nesës janë të lumtur që vajza e tyre hyri në botën e artit të shkruar, apo në botën e autorëve të ndryshëm dhe tani ata kanë nderin që pos librave të shumtë që kanë në bibliotekën e tyre të kenë edhe librin e vajzës së tyre, shkruan PrishtinaNews.de, transmeton AktivPress.

Prindërit e Nesës, përpos saj, kanë edhe tri vajza tjera të cilat janë të suksesshme në drejtimet e tyre. Diellza vazhdon studimet në Heildenburg, Laura vazhdon studimet në Stuttgart, kurse motra e vogël Fletza vazhdon shkollimin në sagte ende në gjimnaz.

Babai i saj, Fadil Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

“Sot, në këtë fillim marsi, ndjehemi të lumtur dhe krenarë me rrugëtimin e filluar nga vajza jonë Nesa. Botimi i librit të parë të saj “Deep, Humor, neutral & Fantasy” (në gjuhën gjermane) na jep një ndjesi të veçantë jo vetëm neve si prind̈, por mbarë familjes. Duke parë moshën tënde të re, prirja për të shkruar Libër, krahas studimeve që je duke vazhduar, na motivon për jetë dhe na bën krenarë që tëkemi. Sukseset të pafundme Nesa jonë! Qoftë ky Libër fillimi i suksesit tënd në fushën e artit dhe motivim për të arritur kulmin e suksesit në jetë!”.

Ndërsa nëna e Nesës Vjollcë Krasniqi në faqen e saj facebook ka shkruar:

- Advertisement -rrrrrrr

“Gjatë jetës time kam lexuar shumë libra dhe gjithmonë jam inspiruar dhe jam munduar ta kuptojë Botën e Shkrimtarit, por më pas në dorë Librin e Vajzës tënde, ndjenjat dhe emocionet nuk mund t’i përshkruash… Libri i parë i Botuar nga Vajza Jonë: Nesa Krasniqi (AKADEMIE STUTTGART Schauspielerin, Autorin dhe Tänzerin ), e cila edhe kësaj radhe na beri të Lumtur”.

Libri aktualisht gjendet në 6000 Librari në Gjermani dhe 1000 faqe online ku të gjithë lexuesit e interesuar mund ta gjejnë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...