Nensi Allushi dhe Rubin Nuredini, nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, janë dy të rinj të pasionuar pas teknologjisë që kanë zhvilluar së fundmi projekte sociale që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë. Njoftimin e ka bërë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i saj:
#TëTalentuar 💫
Nensi Allushi dhe Rubin Nuredini, nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, janë dy të rinj të pasionuar pas teknologjisë që kanë zhvilluar së fundmi projekte sociale që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.
💡 Në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në shkollën e tyre, me mbështetjen e mësueses së përkushtuar Mirsida Maloku, 💻 Nensi ka krijuar një website që ofron ndihmë profesionale nga psikologët, pa pagesë, duke e bërë këtë shërbim të arritshëm për ndihmë në çdo kohë, ndërsa Rubini me ndihmën e inteligjencës artificiale ka zhvilluar një program që përkthen shkronjat në gjuhën e shenjave, duke u ardhur në ndihmë personave me vështirësi në komunikim.
#ShembujNëShkollë 👏🏼