Nënshkruhet vendimi për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”

- Advertisement -

Dy ministret e arsimit, Ogerta Manastirliu nga Shqipëria dhe Arbërie Nagavci nga Kosova, kanë nënshkruar sot Urdhër/vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor 📚 për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i  ministres Nagavci:

- Advertisement -

🇽🇰🇦🇱 Bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, nënshkruam sot Urdhër/vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor 📚 për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll.

Ky tekst✍️📜 do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve tanë në mërgatë.

Ky dokument është me rëndësi jetike për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë dhe veprojnë bashkëkombasit tanë.

- Advertisement -

Deri tani kemi finalizuar tekstin mësimor 📚 për Nivelin I, tashmë Niveli II është gati, dhe gjatë muajit shkurt do të shpallet konkursi për tekstin e Nivelit III.

Vazhdojmë bashkëpunimet edhe për nisma të tjera të përbashkëta mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.

Si Ministri e Arsimit në Kosovë mbesim të përkushtuar në avancimin e vlerave akademike e shoqërore, dhe këtë po e bëjmë përmes bashkëpunimit me bazë të gjerë.
🇽🇰🤝🇦🇱

https://fb.watch/pYOk2YIx1W/?mibextid=Nif5oz