Nagavci jep lajm të mirë për kujestarët e klasave, sekretarët e drektorët e shkollave

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar urdhër administrativ për dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar.

- paragrafi 1 -

Nagavci në një postim në Facebook, ka thënë se me këtë udhëzim po krijohet bazë për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik.

- Advertisement -

“Ky dokument redukton ngarkesën administrative për kujdestarët e klasave, sekretarët e drejtorët e shkollave. Kjo do t’i kontribuojë shtyllës së pestë të Strategjisë për arsim në të cilën parashihen investime mbi 51 milionë për 5 vitet e ardhshme. Ndër të tjera, ky Udhëzim përcakton dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar, përmbajtjen dhe formën e tyre, botimin, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit. Si Ministri, do të sigurohemi që të ndërmerren veprimet e nevojshme për zbatim të menjëhershëm të këtij Udhëzimi”, thuhet në njoftimin e Nagavcit.