E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Nënkryetarja e SBAShK-ut: Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë

- Advertisement1-

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Vjollca Shala, ka thënë për Ekonomia Online se shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Ajo ka thënë se nga informacionet që kanë nga kryetarët e komunave, shkollat janë të gatshme që nesër të filloj mësimi.

- Advertisement -

Shala tha se në Kosovë është duke u eksperimentuar me arsimin parauniversitar, kjo pasi ndryshimeve të pushimeve për nxënësit.

“Nesër do të filloj gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit paraunversitar, çka se nga informacionet që i kemi nga kryetarët nëpër komuna janë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj mësimi i gjysmë-vjetorit 2023/24”, tha ajo.

“Edhe pse në vazhdimësi po eksperimentohet i gjithë arsimi në Kosovë, e veçanti ai paraunversitar, tani po eksperimentohet pushimi dimëror ngase po ndryshojnë datat, gjatësia e pushimeve dimëror, pranveror”, tha ajo për EO.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...