E premte, 13 Dhjetor, 2024

Nënë e 4 vajzave, por moderatorja shqiptare nuk thotë ‘Jo’ as për fëmijën e 5-të

- Advertisement1-

Moderatorja e njohur, Ermira Çausholli, ka prezantuar në sytë e publikut një nënë të përkushtuar, të gjendur brenda një familjeje të shëndetshme.

Moderatorja ka katër vajza, e nuk e hedh poshtë mundësinë që në familjen e tyre të ketë dhe një pjesëtar të shtatë.

- Advertisement -

Ajo ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku u fol mbi pyetjet që nuk duhet t’i bësh një femre. Ndërsa të ftuarat diskutonin mbi stresin që krijohet kur të afërmit të pyesin për planet e një fëmije, moderatorja tregoi të kundërtën.

Ajo tha se nuk e ka pasur problem kur njerëzit e pyesnin për fëmijën, kjo ndoshta dhe për faktin se fëmijën e parë e ka sjellë në moshë mjaft të re.

E kam pritur si gjënë më të bukur të kësaj bote, kanë qenë katër vajza, mund të jenë pesë ti e di, unë nuk them jo. E vetmja gjë që kanë filluar të më pyesin ka qenë kur do ta bësh fëmijën e dytë ishte pas fëmijës së parë, nuk më kanë thënë më për të tretën. Në momentin që e bëra shumë herët duhet të rritesha shumë shpejt. Unë kisha këtë, e vogël, si do ta rris. Ne ishim në qiellin e shtatë, sepse dëshironim shumë fëmijë. Njerëzit më thoshin që bëni një fëmijë të dytë, unë nuk mërzitesha. Ishim një familje e vogël, ku unë duhet të ndjehesha jo vetëm nënë, por doja ta ndjeja edhe lezetin e punës dhe nuk më shqetësonin njerëzit”,- u shpreh moderatorja.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...