Moderatorja e njohur, Ermira Çausholli, ka prezantuar në sytë e publikut një nënë të përkushtuar, të gjendur brenda një familjeje të shëndetshme.
Moderatorja ka katër vajza, e nuk e hedh poshtë mundësinë që në familjen e tyre të ketë dhe një pjesëtar të shtatë.
Ajo ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku u fol mbi pyetjet që nuk duhet t’i bësh një femre. Ndërsa të ftuarat diskutonin mbi stresin që krijohet kur të afërmit të pyesin për planet e një fëmije, moderatorja tregoi të kundërtën.
Ajo tha se nuk e ka pasur problem kur njerëzit e pyesnin për fëmijën, kjo ndoshta dhe për faktin se fëmijën e parë e ka sjellë në moshë mjaft të re.
“E kam pritur si gjënë më të bukur të kësaj bote, kanë qenë katër vajza, mund të jenë pesë ti e di, unë nuk them jo. E vetmja gjë që kanë filluar të më pyesin ka qenë kur do ta bësh fëmijën e dytë ishte pas fëmijës së parë, nuk më kanë thënë më për të tretën. Në momentin që e bëra shumë herët duhet të rritesha shumë shpejt. Unë kisha këtë, e vogël, si do ta rris. Ne ishim në qiellin e shtatë, sepse dëshironim shumë fëmijë. Njerëzit më thoshin që bëni një fëmijë të dytë, unë nuk mërzitesha. Ishim një familje e vogël, ku unë duhet të ndjehesha jo vetëm nënë, por doja ta ndjeja edhe lezetin e punës dhe nuk më shqetësonin njerëzit”,- u shpreh moderatorja.