E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nënat që janë në rrezik nga depresioni pas lindjes, kjo është grupë-mosha më e prekur

- Advertisement1-

Rreziku i depresionit pas lindjes së fëmijës, është më i lartë në mesin e nënave të herës së parë, nënave më të reja se 25 vjeç dhe nënave të binjakëve, sipas një sondazhi të përfshirë me më shumë se 1.1 milion nëna në mbarë botën.

Nënat më në moshë se 40 vjeç që kanë binjakë, janë në rrezik më të lartë, zbuluan studiuesit nga shkolla e mjekësisë së Universitetit të Virxhinias, Universiteti Johns Hopkins dhe Flo Health, përcjell Gazeta Shneta.

- Advertisement -

“Madhësia e këtij studimi, në mbi 1 milion nëna të reja, i bën gjetjet shumë domethënëse dhe përfundimtare,” tha Dr. Jennifer L. Payne, autore e studimit.

“Shumica e studimeve mbi depresionin pas lindjes janë të vogla dhe të kufizuara në një rajon të vogël. Ky studim u përgjigjet pyetjeve rreth faktorëve të rrezikut për depresionin pas lindjes nga një kampion mbarëbotëror.”

Kuptimi më i mirë i faktorëve të rrezikut të depresionit pas lindjes

Është jetike që të identifikohen më mirë faktorët e rrezikut për depresionin pas lindjes, thanë studiuesit, për shkak të efekteve të mundshme shëndetësore si për nënat ashtu edhe për fëmijët e tyre. Për shembull, studiuesit theksojnë se gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë depresion gjatë viteve të lindjes së tyre.

Të kesh një nënë që përjeton depresion pas lindjes, shoqërohet gjithashtu me sfida zhvillimore për fëmijët, duke përfshirë IQ më të ulët dhe zhvillim më të ngadaltë të gjuhës.

“Ekziston një domosdoshmëri në rritje për të identifikuar faktorët e rrezikut që i vendosin gratë në rrezik të lartë, përpara fillimit të sëmundjes afektive, gjatë kësaj periudhe kohore të cenueshme, në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese,” shkruajnë studiuesit.

- Advertisement -rrrrrrr

Për të kuptuar më mirë faktorët e rrezikut për depresionin pas lindjes, studiuesit analizuan përgjigjet nga më shumë se 1.1 milionë nëna të reja ndaj “After Childbirth Survey” në aplikacionin Flo, i cili i ndihmon gratë të gjurmojnë periodat dhe ciklin e tyre menstrual.

Sipas grupmoshës, përqindja e grave që vetë-raportojnë simptomat e depresionit pas lindjes ishte më e larta tek moshat 18-24-vjeçe, me 10%.

Shkalla e depresionit pas lindjes ra në mënyrë të vazhdueshme me kalimin e moshës, duke u zbritur në 6.5% për 35-39-vjeçaret, përpara se të rritej lehtë në 6.9% tek gratë 40 vjeç e sipër.

Gratë që kishin binjakë kishin më shumë gjasa të raportonin depresion pas lindjes – 11.3% krahasuar me 8.3% të nënave të një fëmije të vetëm.

“Shumica e grave me depresion pas lindjes nuk diagnostikohen ose trajtohen. Mjekët që kujdesen për nënat e reja mund të jenë të vetëdijshëm për faktorët si mosha, shtatzënia e parë dhe shtatzënitë binjake që i vendosin gratë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit pas lindjes dhe të ndërhyjnë herët,” thanë studiuesit.

“Ndërhyrja e hershme mund të parandalojë rezultatet negative të lidhura me depresionin pas lindjes si për nënat ashtu edhe për fëmijët e tyre.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...