Nënat mitrovicase ‘armatosen’ me stupca kur dalin t’i marrin fëmijët në shkollë, kanë frikë nga qentë endacakë

- Advertisement -

Banorët e lagjes Ilirida dhe Zhabari i Ulët po përballen çdo ditë me qentë endacakë.

Madje ata po “armatosen” me stupc druri teksa shkojnë për t’i marrë fëmijët nga shkolla.

- Advertisement -

Nga fotografitë e dërguara në “Jepi zë” shihen disa nga prindërit, teksa ecin rrugës me fëmijët e tyre në njëren anë dhe me stupc në dorë në anën tjetër.

Kjo për t’u mbrojtur nga qentë endacakë pasi thonë se po ndihen të rrezikuar.