E premte, 13 Dhjetor, 2024

Nënat me shumë fëmijë jetojnë më gjatë, ekspertët japin arsyet

- Advertisement1-

Nënat e dinë sa e vështirë mund të jetë të rritësh 3 ose më shumë se 4 fëmijë. Mirëpo, të jesh nëna e shumë fëmijëve ka gjithashtu anët e saj të mira

Duke pasur shumë fëmijë, jeta juaj është e mbushur me aventura të pabesueshme, mirëpo edhe ju garanton kujdes, në moshë të madhe.

- Advertisement -

Rezulton se lindja e shumë fëmijëve mund t’ju japë edhe më shumë se kaq. Ekspertët kanë zbuluar se sa më shumë fëmijë të keni, aq më shumë jetoni dhe shpjegimet e tyre duken mjaft bindëse.

Bright Side na tregon disa studime shkencore që shpjegojnë pse një nënë me shumë fëmijë mund të jetojë më gjatë. Një ekip hulumtuesish studiuan një grup të madh australianësh më të vjetër për të gjetur se si mungesa ose prania e fëmijëve (dhe numri i tyre) ndikon në jetëgjatësinë e grave.

Nga studimi rezultoi se gratë që kishin më shumë se 2 fëmijë ishin më pak të rrezikuara në krahasim me ato që nuk kishin fëmijë. Mirëpo, cilat janë arsyet për këtë efekt fantastik mëmësie? Profesori Pablo Nepomnaschy, pjesë e këtij studimi përmend arsyet pse fëmijët lidhen me jetëgjatësinë e nënës.

Nënat me shumë fëmijë në përgjithësi marrin më shumë mbështetje nga miqtë dhe familjen e tyre të cilat pozitivisht ndikojnë në gjendjen e tyre fizike dhe emocionale.

“Mbështetja më e madhe çon në një rritje të sasisë së energjisë metabolike që mund të ndahet për mirëmbajtjen e indeve, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes”, – thotë ai.

Hulumtimi i kryer nga një ekip ekspertësh nga Edith Cowan University në Perth në Australi tregoi se familjet me 4 ose më shumë fëmijë marrin kënaqësitë më të mëdha të jetës. Dr. Harman është i sigurt se kjo është e gjitha në lidhje me rritjen e mbështetjes së ndërsjellë brenda familjes dhe një atmosferë paqësore psikologjike.

- Advertisement -rrrrrrr

“Fëmijët kurrë nuk janë të mërzitur, kanë dikë që të luajnë dhe ata marrin pavarësinë mjaft herët”, – thotë mjeku.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...