E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nëna nga Obiliqi: Ende nuk kam aplikuar për paratë për librat, nuk kam telefon

- Advertisement1-

Ndonëse është hyrë në javën e dytë të mësimit, ka familje të cilat nuk e kanë pasur mundësinë të aplikojnë për subvencionim për furnizimin me libra shkollor për fëmijët e tyre.

Raste të tilla televizioni ka hasur në fshatin Plemetin të Obiliqit.

- Advertisement -

Fshati Plemetin i Komunës së Obiliqit banohet kryesisht nga komuniteti rom, ashkalinjë dhe egjiptas.

Pos jetesës së vështirë, në kushte e ambient jo fort të përshtatshëm sfidë për ta ka qenë edhe furnizimi e aplikimi për libra shkollorë këtë vit për fëmijët e tyre.

Aplikimi për subvencionim ka qenë problem e madje i pamundur për një nënë vetushqyese.

Ajo akoma nuk ka pasur mundësi të aplikojë për libra, rrjedhimisht as t’i marrë, ndonëse i ka dy fëmijë në shkollë fillore.

“Përdorimin nuk e kam ditë për qata nuk kam ditë edhe skam mujt, edhe numrin e telefonit ma lypshin e unë skam pas e as djali ska pas qata edhe skam mujt”, ka thënë nëna (anonim).

Një prind tjetër thotë se ka edhe tjerë që kanë pasur probleme, ndonëse për fëmijët e vet i kanë ndihmuar organizatat joqeveritare për të aplikuar.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ka shumë raste në këtë objektin këtu që kanë pas vështirësi për me apliku. Se nuk kanë pasur telefona, laptopa, kompjutera e këso sene s’kanë pas, se kanë ditë çka janë emailat”, ka thënë Ismet Halili – Prind.

Një prindi tjetër, banor të Plemetinit i kanë dal edhe subvencionet.

Tashmë fëmijet i ka furnizuar me libra e mjete shkollore.

“Po mirë, kena apliku, na kanë dal për tri-katër ditë edhe pastaj kemi shku i kemi marr ato librat të fëmijëve, edhe për material edhe për çanta e krejt”, ka thënë Islam Kovaqi – Prind.

Fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian që janë banor të këtij fshati vijojnë mësimin në shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin të Obiliqit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....