E premte, 31 Janar, 2025

Nëna nga Mitrovica: Djali im po kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës

- Advertisement1-

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që po i bëhet djalit të saj në shkollën “Avdullah Shabani” në Mitrovicë.

Nëna Valbona Krasniqi deklaron se djali i saj 11-vjeçar rrahet shantazhohet, ofendohet dhe kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës.

- Advertisement -

Postimi i saj:

“Djali im prej kohësh rrahet,shantazhohet,ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta, nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle,kësaj moshe dhe kësaj komune”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo thotë se për rastin në dijeni janë kujdestarja e klasës, drejtori i shkollës, prindërit e dhunuesve, madje sot rastin e ka paraqitur edhe në polici.

“Djali nuk ka shkuar sot në shkollë ( e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat,temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij.
Si ka mundësi një institucion familjar të mos ken kontroll mbi fëmijët e vetë?

Si ka mundësi një institucion arsimor të mos ketë masa disiplinore për 11 vjeçarët?

A duhet domosdoshmërisht të vije në shprehje masat policiore dhe gjygjësore?

- Advertisement -rrrrrrr

Shqetësimi im përveç tjerash është se si do jet gjendja e tim bir në vazhdim?

Si do të vijoj mësimet?

Si nanë vetëushqyese më është dasht të ndërpres praktikën, dhe të mbetem pa punë për të qëndruar me fëmijën tim në ambijentin shkollorë, se mos po më kthehet i rrahur apo ndonjë ditë të më vije edhe i plagosur apo i vdekur!.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë, ka demantuar rastin e nënës vetushqyese, e cila deklaroi...

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim të rëndësishëm lidhur me procesin...

Ekzekutohen pagat me rritje për sektorin publik, 55 euro më shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit nga Rahoveci

SBASHK ka publikuar emrat nga Rahoveci për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"...