E diel, 19 Janar, 2025

Nëna nga Lipjani dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj me Sindrom Down

- Advertisement1-

Nëna dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj me Sindrom DownNjë 6 vjeçare nga Lipjani, e diagnostikuar me Sindromin Down po dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga një qendër.Nëna e saj Lumturije Mehmeti po akuzon një qendër në të cilën vajza e saj kishte marrë trajtim se e keqtrajtuan fizikisht.

Ajo thotë se për këtë filloi të dyshojë kur në trupin e vajzës panë shenja dhune.
Mehmeti tregon se ka vite që e ka dërguar vajzën për trajtim aty, por dyshimet u shtuan kur në këtë qendër pati ndryshim të stafit.Por nëna e 6 vjeçare thotë se u konfrontua verbalisht me stafin dhe menaxhmentin e qendrës Smile, të cilët sipas saj më vonë edhe e kërcënuan.

- Advertisement -

Këto akuza, po i hedhin poshtë nga Qendra.Prapa kamerës, nga ky institucion i thanë televizionit se janë vet ata që rastin e kanë denoncuar në polici pasi që zonja në fjalë ka thyer rregullat e qendrës dhe se me të janë duke u marrë organet kompetente.Aktualisht me këtë rast po merren organet e rendit. /T7/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...