E diel, 23 Shkurt, 2025

Nëna nga Klina: I kam 3 vajza në shkollë, mësuesit po ua kërkojnë librat – paratë e subvencionimit nuk na kanë dalë

- Advertisement1-

Prindërit vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre rreth mossubvencionimit të parave për librat edhe pse thonë se kanë aplikuar.

Një nënë nga qyteti i Klinës ka shkruar në adresë të AlbanianEducation.net ku ka paraqitur shqetësimin e saj.

- Advertisement -

Ajo ka treguar se i ka tre vajza në shkollë dhe se mësimdhënësit po ua kërkojnë librat, por ato nuk i kanë blerë sepse ende nuk ju kanë subvencionuar paratë edhe pse kanë aplikuar qe një javë.

“Kam aplikuar të hënën, pra sot një javë. Paratë ende nuk kanë dalë. Tri vajza i kam në shkollë, njëra në klasë të dytë, njëra në të katërtën dhe tjetra në të pestën, por librat nuk i kanë ende. Ndërsa mësuesit po ua lypin librat. Iku një javë dhe askush nuk  e di se kur na i qesin në xhirollogari paratë për t’ia blerë fëmijëve librat”, ka thënë kjo nënë e shqetësuar për AlbanianEducation.net.

Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë një datë se kur do të bëhet pagesa e radhës për librat. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...