Nëna nga Ferizaj: Ende s’kam mundur të aplikoj për rimbursim të mjeteve për librat për djalin tim, sistemi nuk po bën – askush nuk po përgjigjet

- Advertisement -

Edhe pse kanë ikur dy muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor ende jo të gjithë prindërit janë rimbursuar për librat shkollorë.

- paragrafi 1 -

Një nënë nga qyteti i Ferizajt e cila ka dashur të mbetet anonim ka shkruar në adresë të AlbanianEducation.net ku ka shprehur ankesën e saj se ende nuk ka mundur të aplikojë dhe askush nuk i ka ndihmuar që të zgjidh çështjen e aplikimit dhe të rimbursohet për librat për djalin e saj.

- Advertisement -

Kjo nënë ka thënë se ka thirrë disa herë është munduar të vendos kontakt përmes numrave të telefonit dhe emial-it por nuk ka marrë përgjigje.

Mesazhi i saj pa ndërhyrje  i dërguar në adresë të AlbanianEducation.net.

Përshëndetje !

- Advertisement -

Në faqën e juj mora infon për aplikuesit e mjeteve për libra të fëmijëve , unë desha të ju njoftoj se mua për fëmiun tim asnjeherë nuk ma kanë pranu as aplikimin për shtesa dhe as për mjete nuk ka pad shancë me apliku , ju kam shkruar email , kam thirr disa herë në numrin që është për qytetar por asnjehere nuk janë përgjigj në e-Kospva dhe nuk kam pas ku të drejtohem diku tjeter , kam dëgju në rrjete sociale edhe shumë raste të tilla që nuk i kanë marrë as shtesta e fëmijlve as pët shtesat e lehonave per kto probleme që nuk mujn me bo aplikim ,
Shpresoj të na informoni edhr për këtë qështje , faleminderit nga ju për çdo informim !

/AlbanianEducation.net/.