E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nëna mori 70 mijë euro duke gënjyer për shëndetin e vajzës: 7 vjeçarja vdiq pas mjekimeve dhe operacioneve të panevojshme

- Advertisement1-

Një nënë që abuzoi për vdekje me vajzën e saj 7-vjeçare ndërsa gënjeu për shëndetin e saj për të kërkuar më shumë se 70,000 £ dhurime bamirësie, është dënuar me 16 vjet burg.

Kelly Turner muajin e kaluar u deklarua fajtore për abuzimin e fëmijëve që rezultoi në vdekjen e vajzës në vitin 2017, Olivia Gant, dhe për mashtrim dhe vjedhje bamirësie.

- Advertisement -

Thuhet se Turner i gënjeu mjekët për historinë mjekësore të vajzës së saj përpiqej për të marrë para dhe favore nga organizata si Fondacioni Make-A-Wish e të tjera.

Vite para se vogëlushja të ndërrojë kishte marrë operacione dhe mjekime të panevojshme.

Mjekët u mashtruan duke besuar se Olivia ishte e sëmurë, pjesërisht nga videot e nxjerra nga Turner që theksonin betejën e vajzës së saj me sëmundjen.

Shkaku i vdekjes së vajzës fillimisht u rendit si dështimi i zorrëve, por një autopsi më vonë nuk gjeti prova për këtë gjendje.

Sipas prokurorëve, shuma e vjedhjes nga bamirësia ishte midis 70,000 dhe 700,000 £.

Dënimi i Turner u dha të mërkurën nga gjyqtarja Patricia Herron, pasi Turner u deklarua fajtor muajin e kaluar për abuzimin e fëmijëve, që rezultoi në vdekjen e Olivia-s në vitin 2017 dhe për mashtrim dhe vjedhje bamirësie.

- Advertisement -rrrrrrr

Akuzat e mëparshme – për vrasje të shkallës së parë, tentativë për të ndikuar në një nëpunës publik dhe falsifikim janë rrëzuar, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...