E diel, 19 Janar, 2025

“Nëna më hodhi në gropë të gëlqeres, më shpëtoi gjyshja”, historia prekëse e të riut

- Advertisement1-

Ardit Mancaku është tashmë një ndër personazhet më të dashur në Shkodër. Edhe pse i prekur nga nanizmi, kjo nuk e ka penguar atë të shijojë çdo moment të jetës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Arditi ka treguar historinë e vështirë të jetës së tij, sesi nëna e ka hedhur në një grop gëlqereje. Më tej, pasi ajo e ka braktisur, Arditi është birësuar nga një familje italiane deri në rikthimin pjesë e projektit “Shpresa” në Shkodër.

- Advertisement -

“Kam 24 vjet te projekti ‘Shpresa’ dhe i jam falenderues. Ky projekt është prindi im dhe pa të unë nuk e di se ku mund të isha.

Unë nuk dua ta di për prindërit, kur isha ne Itali isha rehat me Zotin dhe me familjen adoptive. Kur më pyetën zgjodha familjen biologjike dhe ja futa vetes.

Nëna ime nuk më donte për shkak të gjatësisë time. Mua prindërit më kanë lënë që në moshën njëvjeçare.

Unë kam lindur normal, po më ka hedhur në gropë të gëlqeres nëna ime dhe më ka gjet gjyshja ime. Prandaj jam bërë kështu. Nuk ja vlen të më kërkojnë fare, sepse jam më rehat te projekti ‘Shpresa”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...