E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nëna kthen dhimbjen në kauzë, hap një qendër këshillimi pasi humbi djalin nga droga

- Advertisement1-

Këtë të mërkurë u trajtua në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” historia e trishtë e Arjeta Musliut, një nënë nga Ferizaj e cila humbi djalin e saj nga droga.


Përpjekja e saj dhe e të birit për të luftuar këtë varësi nuk përfundoi ashtu siç pritej. Gjatë përpjekjeve të saj, ajo u përball me një sërë peripecish, mes së cilash mungesën e një qendre trajtimi për personat e varur nga droga.

- Advertisement -

Pikërisht për këtë arsye, Arjeta, psikologe në profesion vendosi të hapë një qendër këshillimi për të ndihmuar njerëzit që janë të varur nga lëndët narkotike. Gjatë lidhjes me Skype me gazetarët në studio, Arjeta rrëfeu se si e kishte kuptuar se djali i saj kishte krijuar varësi nga substancat narkotike.

“Ishte abuzues i shumë llojeve të drogërave. Lufta me drogën është një luftë me shumë beteja, mendojmë se dalim fitues por mungesa e informacionit, e shoh si arsyen kryesore të ikjes së shpejtë të djalit tim. Ishte një periudhë 5 vjeçare me të cilën u ballafaquam unë dhe ai, por ishte vonë. Si një nënë përgjegjëse them se ishte vonë përderisa filluam të kërkojmë ndihmë dhe trajtim.

Fillimisht shpërndarjen e informacionit bëj për të gjithë prindërit për të detektuar apo zbuluar dyshimet sepse ndryshimi në sjellje, tërheqja e individit, vonesa në shkollë, rënia e suksesit të gjitha ishin të dukshme te djali im. Ai ishte shumë i shkathët, inteligjent dhe e kisha të vështirë ta pranoj.Një ditë ndodhi ajo që nuk doja të ndodhte, ishte në një gjendje shumë të rëndë. Më tha mami unë kam nevojë për ty. Tha jam përdorues prej shumë vitesh i substancave narkotike.

Në ato momente m’u përmbys bota por thjesht nuk doja të isha një nënë e dobët përballë djalit tim. Shkëmbyem një përqafim që më përcjell çdo ditë dhe gjetëm forcë për të luftuar me drogën. Fatkeqësisht, droga ishte më e fuqishme se ne, si në shumë raste të tjera, dhe gjërat përfunduan si përfunduan.“, rrëfeu Arjeta.

Mjeku toksikolog në QSUT, Alert Drishti shpjegoi shenjat e para që vihen re te përdoruesit e substancave narkotike. “Gjëja e parë që bie në sy janë çrregullimet e sjelljes, bie performanca në gjërat e rëndësishme. varet nga lloji i drogës që përdoret.

Në momentin që pacienti konsumon heroinë, ngushton pupilën dhe depresion të sistemit respirator dhe kardiovaskuar, e cila shprehet me rrallim të frymëmarrjes dhe rënie të tensionit apo ulje të parametrave të sistemit kardiak. Te përdoruesit e kokainës është takikardia apo dhimbjet e gjoksit në kushte qetësie. Në momentet që familjari vë re këto elemente, konfirmimi bëhet nëpërmjet testeve të shpejta të urinës.”, tha mjeku toksikolog.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...