E diel, 24 Nëntor, 2024

Nëna i kërkon falje të birit që e ka lënë pas dore

- Advertisement1-

Në episodin e sotëm të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi historia e Sonilës dhe dy djemve të saj, Kastriotit dhe Sidritit, 15 dhe 13 vjeç.

Arsyeja e ardhjes së saj në studio nis nga historia e djalit më të vogël. kur ishte 22 muajsh, Sidriti pëson një ndryshim rrënjësor në sjellje dhe karakter derisa diagnostikimi i mjekëve ishte autizmi. Duke qenë një çrregullim që kërkon vëmendje dhe përkushtim, Sonila dhe bashkëshorti i saj janë përkujdesur në maksimum ndaj djalit më të vogël.

- Advertisement -

Në vegjëli, Kastrioti ndihej i lënë pas dore dhe i mënjanuar, por më vonë, nisi të kuptonte nevojat e vëllait më të vogël e përpjekjet e prindërve për të dhe u shndërrua në krah për ta duke i ndihmuar tmerrësisht shumë me Sidritin. Madje, ëndrra e tij është të bëhet kimist që të kuptojë çfarë reaksioni e shkakton çregullimin e vëllait të tij të vogël dhe të gjejë një rrugë për ta ndihmuar.

Sonila është mirënjohëse ndaj djalit të saj, por ndihet fajtore që përkujdesja ndaj më të voglit e ka bërë Kastriotin të ndihet sikur nuk e duan mjaftueshëm apo për karakterin introvert të tij. Sot, ajo ka ardhur në studio që ta falenderojë dhe t’i kërkojë falje djalit të saj të madh.

Sonila: Kastriot, ti je dashuria ime, je gjithçka e imja, ti më je bërë krahu i djathtë tani, je rritur dhe e kuptove kur të thoja kur ishe i vogël që “kur të rritesh do më kuptosh se çfarë po kaloj”. Jo se të kam lënë pas dore. Ti je për mua shpirti i shpirtit, je gjithçka dhe unë do të të kërkoj falje për atë mungesën që e ke ndier kur ti kishe nevojë për ato momentet e lumtura por edhe për pjesën e mërzitjes. Jo për fajin tim, ti e di shumë mirë, ngaqë unë duhet të isha më shumë kohë me Sidritin, por u rrite dhe më kuptove. Ti je bërë një prind i dytë për Sidritin dhe unë të falenderoj pafund. Ti çdo ditë vazhdon më bën krenare si me mësime, si me sjelljen, si me çdo gjë tënden. Ne jemi krenarë, si unë, si babi për ty, të duam pafund edhe ti e di që gjatë gjithë kohës unë flas vetëm për Sidritin, por sot, çdo minutë i thënë këtu ka qenë vetëm për ty. Ti e di që nuk do më shohësh me lot, e di shumë mirë se ma thua, e di që më thua që “ti je dashuria ime e parë”, ashtu siç je edhe ti për mua.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...