As sjellja e mirë dhe as aftësia financiare. Këto janë zakonisht arsyet që i shtyjnë gjyqtarët për të dhënë vendimin për kujdestarinë e fëmijës në rast se prindërit ndahen.
Por një gjyqtar në SHBA ka marrë shkas nga një e dhënë e cila në ditët e fundit është kthyer në mjaft të rëndësishme: Vaksinimi kundër COVID.
Rebecca Firlit u përballë në seancë gjyqësore me ish-burrin e saj në fillim të muajit gusht dhe priste që vendimi të ishte në të mirë të fëmijëve.
“Një nga tre gjërat e para që më pyeti gjyqtari ishte nëse isha vaksinuar apo jo”, tha nëna 39-vjeçare nga Chicago për Sun Times.
Ajo u përgjigj se nuk e kishte marrë vaksinën për shkak se trupi i saj nuk kishte reaguar mirë ndaj vaksinave në të kaluarën dhe për këtë arsye një mjek e kishte këshilluar të mos vaksinohej.
Gjyqtari Cook James Shapiro mori vendimin e papritur duke thënë: Nëna nuk mund ta shohë djalin e saj 11-vjeçar derisa të vaksinohet kundër COVID.
Nga ana tjetër babai i fëmijës ishte vaksinuar. Gjyqtarët në disa shtete kanë dhënë dënime të vogla për të pandehurit që kanë marrë vaksinën për stimuluar vaksinimin e popullsisë ose kanë urdhëruar vaksinim në rast të lirimit me kusht por vendimi i gjyqtarit në Chicago ishte i pari i llojit të tij.