Prej 20 vitesh, ajo udhëton botën me djalin e saj me aftësi të kufizuara mbi supe. Kjo është historia e nënës heroinë Niki Antram, një 43-vjeçare nga Australia.
Jimmy është tashmë 26 vjeç. Ai ka lindur me probleme fizike dhe mendore. Ai vuan nga sëmundja e hipopituitarizmit, që ndër të tjera pengon edhe rritjen fizike. Jimmy është i verbër dhe ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë kohës. Por nëse mendoni se për këtë arsye nëna e tij do të qëndronte e mbyllur në shtëpi duke u kujdesur për djalin e saj. Nuk është fare kështu. Niki nuk është dorëzuar për asnjë moment dhe është përpjekur që djali i saj të bëjë një jetë aventureske.
Nga Havai në Bali, madje edhe në cepat më të bukur të Australisë, Niki ka udhëtuar me djalin e saj mbi super gjatë gjithë kohës. Eksperiencat e tyre të veçanta ata i ndajnë edhe në blogun “Niki dhe Jimmy”.