Me fillimin e vitit të ri shkollor, disa prindër u ankuan për vlerën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, pasi po e konsiderojnë të pamjaftueshme.
Ky është viti i tretë që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, veçse këtë herë po i subvencionon me nga 80 euro nxënësit e klasave 1 – 9.
Edona Hoxha, nënë e tre nxënësve në klasë të 8, 6 dhe 2-të në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë tha se tekstet shkollore po kushtojnë më shumë se vlera e subvencionimit e ndarë nga Ministria e Arsimit.
“Për klasën e gjashtë edhe klasën e dytë jam furnizu prej shkollës shumicën, përveç fletore pune që janë të plotësume edhe u dasht m’i ble, po për klasën e tetë ka qenë më problem… As gjysmën e librave s’mundesh m’i mbulu me 80 euro. Sa kam pyt unë deri në 200 euro bëhen komplet librat se nuk është që i kam ble ende, jam t’u mundu me ba zgjidhje njihere në shkollë, mandej nëse s’gjej normal që duhet [ble]” – ka deklaruar Hoxha. / KALLXO.com