E shtunë, 18 Janar, 2025

Nëna e re paralajmëron prindërit “Mos e injoroni kurrë këtë shenjë, djali im mbeti i verbër pasi nuk e kontrolluam”

- Advertisement1-

Leonnie Ord nuk e kishte menduar kurrë që një fotografi e thjeshtë, një nga qindrat që i bënte djalit të saj njëvjeçar çdo ditë, do t’i zbulonte një të vërtetë shumë tronditëse.

Djali i saj, Cillian kishte një tumor të rrallë të syrit, i cili po të mos kapej në kohë mund të rezultonte vdekjeprurës. Gjithçka nisi nga një shkrepje, ku ajo dalloi një shenjë të pazakontë të bardhë në beben e majtë të vogëlushit.

- Advertisement -

Nëna e re nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se ishte thjesht reflektim i dritës së aparatit, por pas një muaji ajo vendosi t’i bënte sërish foto dhe shenja ishe zmadhuar. E shqetësuar, ajo i kërkoi ndihmë mjekut të saj të familje, por vetëm pas një sërë analizash dhe vizitash, mjekët i komunikuar se Cillian kishte retinoblastomë, një tumor në retinë që mund të shihet përmes bebes së syrit

Cillian iu nënshtrua menjëherë cikleve të kimioterapisë, por për fat të keq tumori kishte avancuar shumë dhe ai mbeti i verbër. Zonja Ord, një punonjëse sociale, ka ndarë historinë e saj dhe tani po u kërkon prindërve të tjerë që të kenë kujdes për këtë shenjë të hershme të tumorit në sy.

Nëna e dy fëmijëve tha: “Ajo foto aq e lumtur dhe e qeshur e tij, fshihte një të vërtetë që mund t’i kishtuar jetën tim biri. Prandaj nëse shihni diçka ndryshe me syrin e fëmijës suaj, kontrollojeni atë dhe mos e injoroni atë siç bëra unë.”

Ajo shtoi: “Çdo ndryshim në sy nuk do të thotë se mund të jetë tumor, por nëse do ta dallonim dhe do ta kontrollonim Cillian më shpejt, ai do të mund të shihte akoma me syrin e majtë, thjesht nuk e dinim.”

ÇFARË ËSHTË RETINOBLASTOMA?

Retinoblastoma është një lloj i rrallë i tumorit të syrit që mund të prekë fëmijët e vegjël, zakonisht nën moshën 5 vjeç. Simptomat e saj kryesore janë: reflektim i bardhë i pazakontë në beben e syrit, shikim më i dobët dhe sy të skuqur ose të përflakur. Retinoblastoma ndodh kur qelizat e syrit të retinës – të cilat supozohet se rriten shumë shpejt dhe më pas ndalojnë së rrituri gjatë zhvillimit të hershëm të foshnjës – vazhdojnë të rriten dhe të formojnë një kancer.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...