E diel, 24 Nëntor, 2024

Nëna denoncon pas 27 vitesh: Linda binjakë, njërin ma dhanë pa jetë pasi e ngatërruan me vajzë

- Advertisement1-

ABC ka shkuar në fshatin Spille në familjen e 49 vjeçares Lume Spanishi. Lumja në vitin 1994 solli në jetë dy djem, dy binjakë në maternitetin Mbretëresha Xheraldinë.


Fillimisht stafi i mjekëve i tha se ka sjellë në jetë dy binjakë. Më pas një pjesëtar i stafit i tha se një prej fëmijëve kishte probleme.

- Advertisement -

E më pas i dhanë një tjetër version, se nuk ishin dy djem, por një djalë dhe një vajzë.

Por në fund, gruaja doli nga materniteti me një djalë të gjallë dhe një tjeter të vde kur.

Lume Spanishi është e bindur se në 28 nëntor 1994 ka lindur dy djem binjake.

“Kur shkova pas dy ditësh ti shoh tek spitali tek stadiumi, i pashë dy binjakë, ja tregova dhe motrës sime dhe dajës tim.

Shkoj më vonë në darkë i thashë një infermiereje, ti shihja dy binjakët. Më tha – jo, s’ke dy binjakë; ke një çun një gocë”.

Ajo pretendon se donte të fliste me një prej mjekeve, por e shmangën.

- Advertisement -rrrrrrr

Kur shkoi sërish të ushqente me gji fëmijët nga një mami mësoi se një gruaje tjetër i kishte vde kur foshnja.

“U ngjita lart, më thanë – hiq pak nr e dorës se i ka vde kur fëmija kësaj mbrëmë. Nuk e heq
i thashë pa folur me drejtorin e spitalit”.

Lumja kërkoi të fliste dhe me mjekun që asistoi në lindje, por ai nuk e priti. Rrëfen se u detyrua t’i kërkonte llogari drejtorit.

“I rashë derës së drejtorit me këmbë, jo me dorë.

I thashë ku e kam fëmijën, më gjeni fëmijën. Atë moment drejtori tha shkarkim nga puna këta.

E kapa doktorin nga rrobat i thashë cohu mos më ik, ti më ke ndërruar fëmijën, ku ma ke cuar”.

Pas debateve nëpër korridoret e maternitetit, 49 vjeçarja më pas u përball me një tjetër komunikim që i shtoi më tej dyshimet.

“Po e njëjta infermiere që më tha ke djalë e vajzë më pas më tha se ndërroi jetën djali. E hoqën vajzën e më tha: djali ka vde kur”.

Pretendon që mjekët i dhanë fëmijën e saj bashkëshortit të zonjës që lindi foshnjë të vde kur.

Ishte vjehërri që çoi në banesë trupin e pajetë të djalit. Gjyshja thotë se binjakët nuk ngjanin.

“E solli fëmijën e vde kur burri im, e lava, e shplava dhe e çuam në varr ezë. Fëmija që ka kjo sot është esmer, ai ishte i bardhë, nuk ngjante me këtë”.

Ishte vetëm 22 vjeç dhe nuk e mbështeti askush. Ndaj nuk ju drejtua as organeve të drejtësisë.

Sot Lumja ka mbështetjen e djalit tjetër, Altinit që ka emigruar në Itali, ndaj thotë se është e gatshme të bëjë kallëzim në prokurori.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...