E diel, 24 Nëntor, 2024

Nëna 20 vjeçe dhe e dashura e saj 28 vjeçe akuzohen për vrasjen e të bijës 16-muajshe

- Advertisement1-

Një nënë dhe e dashura e saj më e moshuar po akuzohen për vrasjen e vajzës së saj 16-muajshe, u tha në një gjykatë britanike të martën.


Frankie Smith, 20 vjeçe, dhe Savannah Brockhill, 28 vjeçe, të cilat kanë mohuar se e kanë vrarë vajzën e vogël, të quajtur Star Hobson, thuhet se kanë përdorur lëvizje të mundësve kundër vogëlushes.

- Advertisement -

Në Gjykatën Mbretërore të Bradfordit u tha se dy të dyshuarat e detyronin fëmijën që të qëndronte me shikim nga muri, nëse nuk sillej mirë, një ndëshkim që thuhet se i kishte tmerruar të afërmit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Motra e të dyshuarës më të re, Alicia Szepler, dha dëshmi me dënesë përderisa tregonte se si çifti i lesbikeve e godiste dhe e shtrëngonte në fyt fëmijën.

Në gjykim dëshmoi edhe nëna e të dyshuarës, Yvonne Spendley, e cila tha se u ndie e sëmurë, kur vogëlushja ishte detyruar që të qëndronte me shikim nga muri, kur e kishte refuzuar ushqimin.

U dhanë edhe dëshmi se çifti kishte bërë disa kërkime në “Google” para se vogëlushja të vdiste. Në mesin e pyetjeve të shtruara në internet ishin edh: “Sa gjatë mund të qëndrojë trupi pa gjumë”, “sa gjatë mund të qëndroni të ulur në të ftohtë” dhe “çfarë i lehtëson të mavijosurat dhe të ënjturat”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...