E hënë, 24 Shkurt, 2025

Në Zvicë mbahet konferenca “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen identitetit dhe emancipimit kombëtarë”

- Advertisement1-

Në Zvicë është mbajtur konferenca “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen identitetit dhe emancipimit kombëtarë”, ku prezent ka qenë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo e fundit ka thënë se mësimi i gjuhës shqipe në diasporë lidhet drejtpërdrejtë me të vegjlit dhe të rinjtë tanë që po rriten larg trojeve shqipfolëse.

- Advertisement -

Postimi i saj:

📚Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë lidhet drejtpërdrejtë me të vegjlit dhe të rinjtë tanë që po rriten larg trojeve shqipfolëse, ndaj vlera e saj është jashtëzakonisht e madhe. Këtë e theksova në Konferencën “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen identitetit dhe emancipimit kombëtarë” që u mbajt në Zvicër.

⬆️Si Ministri, në vazhdimësi kemi ofruar mbështetje të veçantë për mësuesit/et e gjuhës shqipe në diasporën dhe mërgatën tonë, duke ditur punën e madhe që bëjnë duke i ushqyer fëmijët shqiptarë me dije dhe dashuri për prejardhjen e tyre. Kemi marrë hapa konkret për intensifikimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare, për bashkëkombësit që jetojnë jashtë trojeve amtare.

✅Bashkë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë kemi nënshkruar urdhër-vendimin për tekstin mësimor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për Nivelin II (klasat 4,5,6). Po ashtu, kemi finalizuar tekstin e Nivelit I i cili është finalizuar vitin e kakuar dhe kemi shpallur konkursin për tekstin e Nivelit III.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër🇨🇭 isha e nderuar të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkim të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ në Zvicër (LAPSH) dhe Shkollës Shqipe në Zvicër (SHSHZ).

📄✍🏻Marrëveshja synon të rrisë numrin e nxënësve, të integrojë stafin mësimor të dyja shkollave dhe të forcojë programet arsimore në gjuhën shqipe për të gjitha nivelet.

- Advertisement -rrrrrrr

💚Kontributi i mësimdhënësve në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe përkushtimi tyre i vazhdueshëm na jep shpresë që fëmijët tanë nuk do ta humbasin krenarinë për prejardhjen e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...