Në Zarbicë, fillon renovimi i Shkollës-Mejtepit

- Advertisement -

Ka nisur renovimi i Shkollës-Mejtepit në Zarbicë.

Objekti i ndërtuar në vitin 1904, në të shërbeu Mësuesi i parë Hoxha e inovatori Hasan Masurica.

- Advertisement -

Ndërsa me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1946 në Zarbicë është hapur Shkolla e parë shqipe tetëvjeçare me emrin e heroit tonë Kombëtarë ,,Skënderbeu”, me Mësues të parë pishtarin e arsimit Shqip, Tahir Z.Berisha.

Si Institucion arsimor punoi deri në vitin 1981,në këtë ish-objekt ishte instaluar edhe Administrata që Zarbica vitet 1950-ishte Komunë.

Shkolla-Mejtepi i Zarbicës është dhe do të mbetët emblema dhe i dentiteti i Malësisë, Tempulli i dijes që barti luftimin e prapambejtjes në heqje së feregjes(perdes), mësimin e ABC-ës dhe organizmin e kurseve për zhdukjen e analfabetizimit në këtë pjesë.

- Advertisement -

Shkolla-Mejtepi i Zarbicës brenda vetës ngërthen historinë e arsimit, kulturën dhe trashëgimin e mirëfilltë materiale të kësaj pjese.

Një ekip nga Bujanoci ka kryer matjen, inqizimin dhe parallogaritjen e renovimit të Shkollës-Mejtepit të Zarbicës.

Pas renovimit, ky objekt do të regjistrohet si objekt i trashigimis kulturoro-historike, nën mbrojtje të ligjit pasi është dhe ruan vlera të mdha.

Veprimtari dhe publicisti Refik Hasani, nga Zarbica është inciator për renovim të Shkollës-Mejtepit në Zarbicë.