E premte, 20 Shtator, 2024

Në vjeshtë pritet të fillojë së zbatuari plani i sigurisë në shkolla

- Advertisement1-

Komuna e Prishtinës tash e një vit është duke punuar rreth planit të sigurisë së shkollave në kryeqytet. Drejtuesit e shkollave e mirëpresin këtë ide, pasi nxënësit do të ndihen më të sigurtë.

Plani për sigurinë në shkollat e kryeqytetit është në prag të finalizimit. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besjanë Musmurati tha se ka një vit që është duke u punuar lidhur me këtë projekt, derisa përmendi tri objektivat e këtij plani.

- Advertisement -

“Objektiva e parë është infrastruktura fizike dhe përmirësimi i saj sa i përket çështjeve të sigurisë në shkolla. Objektiva e dytë është përmirësimi i klimës në shkollë. Ky objektiv është shumë i rëndësishëm sepse do të përmbajë në vete aktivitete që do të krijojnë grupe brenda shkollës që e luftojnë bullizmin dhe e bëjnë raportimin e dhunës në mënyrë më efikase. Objektiva e tretë është siguria aktive e fëmijëve nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Musmurati për RTK-në.

Nga drejtuesit e shkollave në kryeqytet ky plan është duke u mirëpritur.

“Për shkollën tonë shqetësuese mbetet hyrja në oborrin e shkollës. Është një fyt i ngushtë ku frekuentojnë diku 650 nxënës, pa përfshirë prindërit që sjellin fëmijët. Problem mbetet edhe furnizimi, e po ashtu nëse shtrohet nevoja edhe qasja e autoambulancës apo e zjarrfikësve. Do të ishte mirë që ky plan ta përfshijë edhe perimetrin përreth institucionit tonë që mbetet brengë e madhe për neve”, tha Visar Osmani, drejtor i shkollës “Emin Duraku”.

Edhe në shkollën “Afrim Gashi” e cilësuan shumë të nevojshëm këtë plan dhe presin që ai të jetë i zbatueshëm. “Në shkollën tonë ky plan ka marrë vëmendjen e posaçme prej kur ka dalë në diskutim. Duke u nisur prej asaj që shkolla është institucion edukativo-arsimor, ky plan sidomos në aspektin edukativ është shumë i mirëseardhur”, tha Xhevat Rafuna, drejtor i kësaj shkolle.

Plani për sigurinë në shkolla në komunën e Prishtinës pritet të fillojë së zbatuari në shtator. /rtk/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...