Në vjeshtë këto këpucë do të jenë më të popullarizuara

- Advertisement -

Mbase keni një palë këpucë të tilla

Pothuajse as që ekzistojnë këpucë më klasike se baletanet, fatin e të cilave që para shumë kohës ia ka përcaktuar aktorja holivudiane, Audrey Hepburn, dhe e ka bërë këtë stil të domosdoshëm pothuajse në veshjet e çdo femre, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

 

Dizajni i tyre dhe komoditeti të cilën e ofrojnë kanë dalë në vendin nr. 1 kur është fjala për këpucët, andaj nga shtatori do të barten baletane klasike me zbukurime femërore.

- Advertisement -

Kravatat do të jenë detaje më të popullarizuara, ndërsa kryesisht do të jenë në ngjyrë të zezë, ngjyrë lëkure të devesë, bezhë dhe rozë.