“Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populiste”

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar pushtetin për subvencionimin e librave.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme.

Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?

- Advertisement -

Në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave.

Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populiste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale.

Por, ato po grumbullohen përditë dhe po bëhen të papërballueshme.

Prandaj, numri i mësuesve dhe nxënësve që e kanë braktisur Kosovën, është alarmant.

Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas!