Në Universitetin e Gjakovës, anëtarë të Komisionit vlerësues për asistentë të Matematikës caktohen profesorët e Gjuhës shqipe (Dokumente)

- Advertisement -

Edhe në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës dallaveret dhe kurdisjet për pranimin dhe vlerësimin e asistentëve në këtë Universitet nuk kanë të ndalur.

- paragrafi 1 -

Kështu anëtarët e komisionit recensues caktohen nga lëndët që nuk kanë fare të bëjnë me drejtimin përkatës të asistentëve që kërkohen në këtë Universitet.

- Advertisement -

Kështu siç merr vesh Botapress, përmes fakteve notere, mësohet se më date 31 gusht 2022, është përcaktuar Komisioni recensues i përbërë nga tre anetare nga të cilet asnjeri nuk është i fushes perkatese për lenden e Matematikes.