Posa të hysh në oborr, në shikim të parë duket gërmadhë e luftës. Nuk ka dritare e as dyer – e kulmi i saj të jep përshtypjen se nga çasti në çast do të bie….!
Kjo është “shtëpia”, në të cilën jeton 69-vjeçarja Magdalena Isufi nga komuna e Vitisë.
Ajo ka rrëfyer për Telegrafin, se shtëpia i është dhënë vetëm për shfrytëzim pasi nuk ka pasur zgjidhje tjetër ku të shkojë.
E moshuara jeton me vajzën dhe djalin e saj për të cilin thotë se nuk është mirë me shëndet mendor – e për të shëruar atë nuk ka mjete financiare.
“Nuk është kjo shtëpi e jona e huaja është, është shumë ftohtë dhe beton as nuk kemi tokë as banës as asnjë gjë. Unë i kam dy fëmijë një vajzë dhe një djalë por ky djali nuk është mirë, me mend nuk është mirë e kam pas tek një psikiatër por nuk po mundem me ja ble barnat sepse shumë të shtrenjta ”, tregon ajo.
Tutje tregon se burri i saj vdiq shkaku i të ftohtit të madh dhe mungesës së barnave.
E vetë po ashtu është e sëmurë dhe nuk merr ndonjë ndihmë sociale nga komuna përveç pensionit që i takon për moshën.

E për shkak të problemeve me shëndet ajo ditë më parë u rrëzua duke shkuar në barnatore dhe nuk mund të levizë, për shkak se e kishte lënduar këmbën.
“Kam qenë duke shkuar tek barnatorja për me ble barna, edhe duke e bërë pagesën mu terruan sytë edhe më nuk di deri sa më ka ardh vetëdija, e kam parë vetën në spital”, përfundoi ajo.