Në shkollën shqipe Iliriada në Antwerpen të Belgjikës, gjuha shqipe po forcohet çdo ditë e më shumë

- Advertisement -

Në shkollën shqipe Iliriada në Antwerpen të Belgjikës, gjuha shqipe po flitet, po ndihet dhe po merr jetë çdo ditë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim të shkollës thuhet se “fëmijët tanë këndojnë shqip, mësojnë historinë tonë dhe ndajnë përjetime që na lidhin me njëri-tjetrin, si një komb i bashkuar”.

- Advertisement -

Njoftimi nga Shoqata Iliriada:

Prindër te dashur,

Në shkollën tonë shqipe ILIRIADA këtu në Antwerpen, gjuha jonë shqipe po flitet, po ndihet dhe po merr jetë çdo ditë.

- Advertisement -

Këtu, fëmijët tanë këndojnë shqip, mësojnë historinë tonë dhe ndajnë përjetime që na lidhin me njëri-tjetrin, si një komb i bashkuar. Historia jonë është ende e pranishme në zemrat tona dhe po e ruajmë me çdo hap që hedhim.

Faleminderit të gjithëve ju prindërve që po e mundësoni këtë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që ende nuk kanë marrë pjesë të bashkohen me ne, sepse në këtë shkollë , dyert janë gjithmonë të hapura për të gjithë.

Po ndodh një bashkim i vërtetë: bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe ky bashkim po realizohet këtu, në Antwerpen, ku secili prej nesh është pjesë e një familje të madhe.
Ejani dhe bashkohuni me ne në këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

Jemi një dhe do të vazhdojmë të rritemi së bashku, me forcën e gjuhës dhe kulturës sonë.
Faleminderit edhe një herë për gjithçka që po bëni!

Ne jemi gjithmonë gati për fëmijët tuaj.
Faleminderit
Me Respekt

Shkolla Iliriada Antwerpen Belgjik