Në shkollën “Pjetër Budi”, në fshatin Poçest u përmbyll me sukses dita e dytë e punëtorisë së zhvillimit profesional me bazë në shkollë, e organizuar në përputhje të plotë me Planin Zhvillimor të Shkollës dhe e orientuar drejt nevojave reale të mësimdhënësve për forcimin e kapaciteteve digjitale.
Kjo punëtori synoi avancimin e kompetencave profesionale të stafit mësimdhënës, me fokus të veçantë në përdorimin e teknologjisë në procesin mësimor, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përshtatjen me kërkesat bashkëkohore të arsimit.
Njoftimi i shkollës:
ZHVILLIM PROFESIONAL ME BAZË NË SHKOLLË – Dita II
Sot u përmbyll me sukses dita e dytë e punëtorisë me bazë në shkollë, e realizuar në përputhje me Planin Zhvillimor të Shkollës dhe si përgjigje ndaj nevojave të mësimdhënësve për ngritjen e kapaciteteve digjitale.
Punëtoria u udhëhoq nga mësimdhënëset e shkollës sonë Jetmira Lataj (Koordinatore e Cilësisë) dhe Fatlinda Kastrati (mësimdhënëse 1–5), të cilat i falënderojmë për angazhimin profesional dhe kontributin e çmuar.
Falënderojmë anëtarët e KDSH-së për mbështetjen dhe aprovimin e programit të punëtorisë.