E premte, 21 Shkurt, 2025

Në shkollën “Emin Duraku” në Prizren po vazhdon procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve

- Advertisement1-

Shkolla “Emin Duraku”, në Prizren në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Arsimit, respektivisht UA 14,15,16/23 , po vazhdon me hapa të suksesshëm procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve që nga muaji tetor i vitit që lamë pas.

Drejtori Rrahim Bektashi thekson që ky është një proces i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe një dëshmi më shumë e punës profesionale dhe e angazhimit të përgjegjshëm të stafit të shkollës.

- Advertisement -

Si udhëheqës i këtij procesi, përkrahur edhe nga zëvëndësdrejtori, Msc.Akif Gas, drejtori Bektashi gjatë këtyre muajve ka shprehur kontributin e tij të vlefshëm në lidhje me realizimin dhe mbarëvajtjen e tij.

Ky proces po vazhdon të realizohet nën përkujdesjen e koordinatores së cilësisë, Msc Fëllanza Kirajtani, e cila përgjatë tërë procesit ka siguruar koordinim të saktë, vlerësim të drejtë dhe udhëzim të detajuar për mësimdhënësit që i janë nënshtruar atij. Të tillë janë rreth 40 mësimdhënës. Vlen të theksohet që edhe përkundër numrit të madh të stafit arsimor, shkolla jonë ka arritur që në kohë rekord të vlerësojë mbi 70% të tyre.

“Falënderojmë edhe mësimdhënëset: Msc.Erleta Limani dhe Msc.Ermira Krusha për angazhimin e lartë dhe profesional të dëshmuar në realizimin e deritanishëm të procesit të vlerësimit, sikurse edhe psikologen e shkollës, Msc.Rrita Qollakun”, thuhet në njoftimin e shkollës. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...