E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Në shkollën “Emin Duraku” në Prizren fillon procesi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve

- Advertisement1-

Sot u mbajt takimi i Ekipit për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, i përbërë nga anëtarët:

MSc. Rrahim Bektashi, drejtor i shkollës
MSc. Akif Gas, zëvëndësdrejtor
MSc. Fellanza Kirajtani, koordinatore e cilësisë
MSc. Rrita Çollaku, psikologe e shkollës
MSc. Ermira Krusha, bashkëpunëtore e brendshme
MSc. Erleta Limani, bashkëpunëtore e brendshme

- Advertisement -

Fillimisht u percaktuan detyrat dhe përgjegjësitë e secilit prej anëtarëve të ekipit dhe u diskutuan përgatitjet finale për procesin e vlerësimit, i cili do të fillojë nga java e ardhshme. Pjesë e vlerësimit do të jenë të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë, sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi, përcaktuar nga MASHT, me numër 14/2023, 15/2023 dhe 16/2023.

Gjithashtu, u përcaktua mbledhja informuese e cila do të mbahet nesër me mësimdhënësit e të dyja cikleve për të shpalosur planin e veprimit dhe specifikat e tij, duke e bërë shkollën tonë një ndër të parat që fillon me implementimin e këtij procesi.

Drejtori Bekteshi shprehu përkrahjen e plotë, ndërsa u uroi suksese të gjithë mësimdhënësve që do i nënshtrohen këtij vlerësimi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....