Me ftesë të Komandantit të Policisë së Veriut, Faton S. Shala, u mbajt një takim pune me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, dhe drejtuesit e shkollave të veriut të Prishtinës, përfshirë shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për sigurinë në shkolla, sfidat aktuale dhe masat për fillimin e vitit shkollor. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre të sigurisë për të garantuar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe personelin arsimor.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Sot, me ftesë të Komandantit të Policisë së Veriut, zFaton S. Shala pata kënaqësinë të jem nikoqir i një takimi pune me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës – ndihmësit e komandantit, si dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, z.Lulzim Fushtica, dhe drejtorët e shkollave të veriut të Prishtinës.
Në takim u diskutua për sigurinë në shkolla, sfidat aktuale, dhe fillimin e vitit shkollor, me fokus në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre të sigurisë.
U theksuan prioritetet e Komunës së Prishtinës në fushën e sigurisë dhe mobilitetit, si dhe angazhimi i Policisë së Kosovës në parandalimin e dukurive negative dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe personelin arsimor.
Një falënderim i veçantë shkon për Policinë e Kosovës – Stacioni Veri, e në veçanti për policinë e shkollave, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes të vazhdueshëm po bëjnë një punë të mrekullueshme në garantimin e sigurisë në institucionet arsimore.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sepse vetëm përmes koordinimit, transparencës dhe përgjegjësisë së përbashkët mund të sigurojmë shkolla të qeta, të mbrojtura dhe me klimë të shëndetshme për zhvillim.