Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në SHFMU “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinë u mbajt një orë letrare festive me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.
Aktiviteti u organizua në një atmosferë solemne dhe patriotike, ku nxënësit përmes recitimeve, eseve dhe pikave të ndryshme artistike shprehën dashurinë dhe krenarinë për atdheun.
Programi përfshiu poezi kushtuar lirisë dhe sakrificës së popullit tonë, si dhe mesazhe frymëzuese për të ardhmen e vendit.

