Çështjet fetare vazhdojnë të jenë tema mjaft të diskutueshme në Kosovë.
Ditëve të fundit në vendin tonë po diskutohet për një kërkesë të bërë nga Bashkësia Islame.
Ata kërkuan që të mundësohet krijimi i hapësirave në shkolla për nxënësit që falin namaz.
Të pyetur për mendim ndaj kësaj kërkese, qytetarët e Kosovës kanë dhënë opinione të ndryshme.
Njëri ndër ta theksoi se shkolla është vend i edukimit dhe jo vend në të cilin mund të kryhen ritet fetare.