E diel, 23 Shkurt, 2025

Në shkollat tona sot orën e parë do t’ia kushtojnë kësaj ngjarje historike

- Advertisement1-

Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se bashkë me homologen e saj shqiptare e kanë marrë këtë vendim.

- Advertisement -

“Jam e lumtur që këtë vendim e kemi marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare”.

Sot shënohet 144 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje e cila konsiderohet si më e rëndësishmja në historinë e kombit shqiptar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....