Në Rahovec po mbahet gara më e madhe e orgnizuar ndonjëherë mes nxënësve

- Advertisement -

Avni Morina, drejtor i Arsimit në Rahovec ka njoftuar se sot po mbahet Gara e Diturisë ndërmjet nxënësve më të mirë nga klasa e III-ë e shkollave fillore deri në klasën e 12-ë, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Ai njofton se kjo është gara më e madhe e diturisë e organizuar ndonjëherë nga Drejtoria Komunale për Arsim, shkruan Albainan Education.net.

- Advertisement -

Njoftimi i drejtorit:

Sot, në objektin e IAAP “Selajdin Mullaabazi-Mici”, me organizim të DKA-së, po mbahet Gara e Diturisë ndërmjet nxënësve më të mirë nga klasa e III-ë e shkollave fillore deri në klasën e 12-ë të Shkollave të Mesme të Larta.

Gara e diturisë po zhvillohet sipas këtyre klasave dhe lëndëve:

- Advertisement -

✅ Kl. III – Gjuhë amtare, Matematikë, Shoqëria dhe mjedisi;

✅ Kl. IV – Gjuhë angleze, Matematikë, Njeriu dhe natyra;

✅ Kl. V – Gjuhë amtare, Matematikë, Shkathtësi për jetë;

✅ Kl. VI – Matematikë, Biologji;

✅ Kl. VII – Gjuhë gjermane, Fizikë;

✅ Kl. VIII – Gjuhë shqipe, Kimi;

✅ Kl. IX – Gjuhë angleze, TIK;

✅ Kl. X – Gjuhë shqipe, Histori;

✅ Kl. XI – Gjuhë angleze, Biologji;

✅ Kl. XII – Kimi, Gjeografi.

Kjo është gara më e madhe e diturisë e organizuar ndonjëherë nga Drejtoria Komunale për Arsim.

Ju urojmë suksese të gjithë nxënësve!