E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Ne prindërit nuk pritojmë me ja kallxu vendin një sharlatani si Rrahman Jasharaj”

- Advertisement1-

Analisti Xhevdet Pozhari i ka reaguar ashpër kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBASHK, Rrahman Jasharaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Jasharajt pas deklaratës së tij se mësimdhënësit nuk do të tërhiqen nga greva edhe pas vendimit të Qeverisë Kurti për të ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistët dhe studentët.

- Advertisement -

Jasharaj ka deklaruar se edhe pse në këto kategori përfshihen edhe mësimdhënësit, kjo nuk mjafton për ta, duke thënë se kërkesa e tyre ka qenë për ngritjen e pagave të mësimdhënësve.

E deklarata e Jasharajt si duket i ka penguar analistit Pozhari, i cili ka thënë se nëse SBASHK-u mban grevë dhe mësimdhënësit heshtin, do të reagojnë prindërit duke ia “treguar vendin një sharlatani”.

Postimi i plotë i Pozharit:

Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin, 100 euro nuk mjaftojnë

Paj, masi nuk ka mësimdhënës si dikur që një person si ti nuk e kishin lënë as para shkollave me ndejt, lirisht bllokoje!

Veç ishalla nuk ju shkon mendja mandej fëmijët me na i maltretu gjatë verës me mësim plotësues. Se nëse mësimdhënësit heshtin, ne prindërit hiq nuk pritojmë me ja kallxu vendin një sharlatani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...