Në prag të 1 shtatorit, Qeveria me SBAShK-un nuk flasin mes vete

- Advertisement -

Vetëm edhe dy ditë kanë mbetur që nga data e fillimit të vitit të ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Por kjo datë, ende nuk dihet nëse do të jetë fillim i vitit të ri shkollor apo fillimi i një potere në lidhje me grevën e paralajmëruar nga punëtorët e arsimit, e nisur më 25 gusht.

- Advertisement -

Që nga kjo datë kur SBASHK-u e filloi grevën e paralajmëruar së bashku me sindikalistët e sektorëve tjerë, qeveria nuk u ka dhënë as edhe një sinjal.

Përveç lajmit të një qarkoreje të Zëvendës-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, i cili ka kërcënuar punëtorët e kësaj qeverie me ndalim të pagave nëse hyjnë në grevë.

SBASHK-u nuk ‘zbutet’
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, për gazetën tha se përderisa qeveria nuk po jep as edhe një sinjal, greva vazhdon.

- Advertisement -

Ai tha se nuk kanë marrë as edhe një shkëndijë shprese nga qeveria.

“Ne qëndrojmë në vendimet të cilat i kemi marrë me zërin e anëtarësisë. Që nga 25 gushti fatkeqësisht greva do të vazhdojë, përderisa qeveria nuk ulet me sindikatat për të gjetur zgjidhje. Kjo grevë nuk po bëhet për inate të askujt, por duke u bazuar në zërin e anëtarësisë. Ne i kemi shterrë të gjitha mundësitë për mos me ardhë tek grevat, por qeveria nuk ka reflektuar dhe nuk po reflekton. Fatkeqësisht asnjë shkëndijë shprese nuk e kemi nga qeveria që diçka do të ndodhë, kjo na bën me pyetë se pse qeveria në këtë mënyrë po vepron përderisa jemi në greva”, tha Jasharaj.

Këshilli i Prindërve në një përgjigje për gazetën thotë se do të dalin me qëndrim pas mbledhjes të cilën do ta mbajnë më 31 gusht.

“Takimi i kryesisë së Këshillit të Prindërve është caktuar më 31 gusht. Pas takimit, Këshilli do të dalë me qëndrim lidhur me grevën dhe fillimin e vitit të ri shkollor 22/23”, tha anëtari i Kryesisë, Labinot Salihu. / NACIONALE